Ahmeti: Kurti e kontrollon politikën përmes narrativës
Foto: Laura Hasani

Ahmeti: Kurti e kontrollon politikën përmes narrativës

Aktuale October 16, 2025 - 08:41

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një analizë të thellë mbi gjendjen politike në nivel qendror, duke thënë se “fituesi i vërtetë” në politikë nuk është gjithmonë ai që mban pushtetin, por ai që arrin ta imponojë narrativën publike.

Sipas tij, në Kosovë këtë e ka arritur kryeministri Albin Kurti, i cili, edhe kur është në krizë politike, arrin të diktojë mënyrën si flitet e si sillet opozita.

“Fitues absolut është Albin Kurti. Ai ka arritur me imponu narrativën e vet. Çdo temë e rëndësishme po zhvillohet brenda agjendës së tij politike”, tha Ahmeti në Telegrafi.

Në përmbyllje, Ahmeti theksoi se debati politik në Kosovë është reduktuar në luftë narrativesh, ku perceptimi publik ka më shumë peshë se politika reale.

“Kjo është arsyeja pse Vetëvendosja mbetet dominuese në komunikim – e ka shndërruar politikën në kontroll të diskursit publik. Fituesi nuk është ai që qeveris më mirë, por ai që i bën të tjerët të flasin me gjuhën e tij”, theksoi Ahmeti.