Karvani shëndetësor “PërSHËNDETje” ofroi këshilla dhe shërbime për qytetarët e Ferizajt
Foto: Facebook

Karvani shëndetësor “PërSHËNDETje” ofroi këshilla dhe shërbime për qytetarët e Ferizajt

Aktuale October 16, 2025 - 11:13

Në sheshin e qytetit “Adem Jashari” u zhvillua karvani shëndetësor “PërSHËNDETje”, organizuar nga Agjencia për Kujdesin Shëndetësor (AQH), me financim nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementuar nga KOPF-i, përcjell Telegrafi.

Aktiviteti u mbajt nga ora 11:00 deri në 14:00 dhe kishte për qëllim ofrimin e informacioneve dhe shërbimeve të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve.

Gjatë këtij aktiviteti, vullnetarët e AQH-së ofruan këshilla mbi aktivitetin fizik, duhanin, konsumimin e alkoolit, mbipeshën dhe ushqyerjen e shëndetshme.

Në njërën nga tendat, qytetarët morën shërbime profesionale dhe këshilla nga profesionistët shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Interesimi i qytetarëve ishte i kënaqshëm; gjithsej 108 qytetarë vizituan karvanin dhe përfituan shërbimet e ofruara.

Sipas Planit Komunal për Qëndrueshmëri, aktiviteti në të ardhmen do të organizohet nga QKMF-ja me buxhetin e vetanak, duke garantuar vazhdimësinë e këtij programi për promovimin e shëndetit publik.