
Vasfije Krasniqi nga protesta në Tiranë: Dua t'i tregoj botës se Serbia është ajo që duhet dënuar
Aktuale
October 17, 2025 - 16:07
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman po merr pjesë në protestën e mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo tha se ka shkuar në protestë për ti treguar botës se është Serbia ajo që duhet të dënohet për krime lufte në Kosovë, raporton rtv 21.
‘’Kam ardhur për të protestuar ne jemi të gjithë me i tregu botës që duhet me u dënu Serbia, Ushtria jonë ka vlerë dhe është ushtria e Kombit’’, tha shkurt Krasniqi.
Protesta pritet të fillojë në ora 17:00.
Qytetarë të shumtë tashmë kanë udhëtuar nga Kosova për t’iu bashkuar kësaj proteste.