Ish-ushtari shqiptar thotë se protesta në Tiranë çon mesazh në Hagë: Çfarë është mjaft, është mjaft

Ish-ushtari shqiptar thotë se protesta në Tiranë çon mesazh në Hagë: Çfarë është mjaft, është mjaft

Aktuale October 17, 2025 - 16:20

Ish-ushtari shqiptar, në një prononcim për gazetaren e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, tha se protesta e sotme në Tiranë, çon mesazhin në Hagë se “çfarë është mjaft është mjaft”.

Ndër të tjera, ai thotë se çlirimtarët e Kosovës duhen sot të jenë pranë familjeve të tyre, derisa shtoi se gjykatësit e Gjykatës Speciale, sipas tij, duhen të jenë në bankën e të akuzuarve, transmeton Klankosova.tv.

“Ardhja këtu është për t’u sensibilizuar të gjithë së bashku dhe për të dhënë mesazhin tonë, dhe pëe t’i thënë Hagës ose Speciales se çfarë është mjaft është mjaft. Ngjyra e Hagës ka dalë më jashtë, domethënë ne e dimë kush është ajo Speciale kriminale, prandaj ata gjykatës që po na i dënojnë trimat tonë, ata duhen të jenë në bankat e të akuzuarve sot, ndërsa çlirimtarët tanë duhen të jenë me familjet e tyre, në tokën dardane të lame me gjak, domethënë në Kosovë”, u shpreh ai.

Mes tjerash ai tha se politikanët që nuk po marrin pjesë në këtë protestë gjithëkombëtare, s’po bëjnë gjënë e duhur, duke u shprehur se “nuk ka mal pa ujq”.