
Brenda dy ditëve, mbi 12 për qind e qytetarëve janë imunizuar kundër gripit sezonal
MSH-Maqedoni: Janë siguruar 80.000 vaksina kundër gripit sezonalMSH: Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni zhvillohet pandërprerë, vaksina ka për të gjithë
Brenda dy ditëve nga nisja e vaksinimit, mbi 12 për qind e qytetarëve janë imunizuar kundër gripit sezonal. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu bëri të ditur se këtë vit janë siguruar 80 mijë doza të vaksinave, ndërsa deri më tani rreth 50 mijë persona kanë paraqitur kërkesë për tu vaksinuar, çka tregon interes të lartë të popullatës për mbrojtje nga gripi gjatë stinës së dimrit.
Të drejtë vaksinimi kanë grupet e rrezikuara, personat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
“Deri sot informatat janë që 49 mijë e 350 qytetarë janë regjistruar nëpërmjet vakcinacija.mk uroj që brenda dy ditëve që të mbushet numri prej 80 mijë qytetarë të cilët do të parandalojnë nga gripi sezonal. Sot derisa vija këndej mora informatë që 12 për qind të këtij numri veç janë vaksinuar brenda ditës dje dhe para ditë sot, pra dy orëve të punës”, tha Azir Aliu.