
Sami Lushtaku në Tiranë: Kërkojmë drejtësi
Aktuale
October 17, 2025 - 16:57
Ish-gjenerali i UÇK-së, njëherësh kryetari në ardhje i Skenderajt, Sami Lushtaku i është bashkëngjitur protestës “Kërkojmë Drejtësi” në Tiranë.
Lushtaku tha se kërkesa në këtë protestë është e thjeshtë, “drejtësi dhe vetëm drejtësi”.
“Mirë është me qenë këtu të gjithë bashkë, nuk po kërkojmë diçka tjetër pos drejtësi dhe vetëm drejtësi”, u shpreh ai.
“Unë mendoj që kërkesa e qytetarëve gjithmonë është e drejtë, dhe mesazhi gjithmonë është pozitiv për ata që janë në Hagë”, tha tutje ai.