
Përparim Rama në Tiranë, merr pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së
Aktuale
October 17, 2025 - 17:32
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po merr pjesë në protestën e Tiranës që kërkon drejtësi nga Gjykata Speciale e Hagës.
Rama për këtë protestë siguroi falas 6 autobusë për veteranët. I pari i kryeqytetit është pritur përzemërsisht nga protestuesit.
Kjo pasi Rama edhe më herët doli në përkrahje të protestave e vlerave të UÇK-së. Rama ka themeluar gjithashtu zyrën për mbrojtjen e vlerave të luftës.