Përparim Rama e Ali Ahmeti takohen në Tiranë në protestën për mbrojtjen e UÇK-së
Foto: Facebook

Përparim Rama e Ali Ahmeti takohen në Tiranë në protestën për mbrojtjen e UÇK-së

Aktuale October 17, 2025 - 18:26

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, janë takuar në Tiranë.

Rama, pas takimit, ka publikuar fotografi me Ahmetin, duke shkruar "Aty ku na rreh zemra fortë. Bashkë, gjithmonë bashkë".

Të dy janë bashkuar në protestën e Tiranës, në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë.

Për këtë protestë, Rama ka siguruar 6 autobusë falas për veteranët.