
Krasniqi nga Tirana: Kjo protestë ishte emocion, krenari e bashkim
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, e cila u mbajt në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi tha se kjo protestë ishte emocion, krenari e bashkim, raporton Zeri.info.
Ndër të tjera, ai shtoi se vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia për historinë mund t’i mbledh kështu shqiptarët.
“Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës. Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë. Kërkesa është e qartë: drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!”, ka shkruar mes tjerash ai.