Hamiti: Kurti paska folur për fuqizimin e pasaportës së Kosovës, por për sanksionet e BE-së kur do të flasë
Foto: Laura Hasani

Hamiti: Kurti paska folur për fuqizimin e pasaportës së Kosovës, por për sanksionet e BE-së kur do të flasë

Aktuale October 17, 2025 - 20:56

Muhamet Hamiti i LDK-së, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosadresimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa ky i fundit ka folur për forcimin e pasaportës kosovare.

Hamiti kujtoi se Kosova ndodhet nën “regjim të ashpër sanksionesh” që nga 28 qershori i vitit 2023, për shkak të politikave të qeverisë Kurti. Sipas tij, bilanci i këtyre sanksioneve është “katastrofal”, me rreth 600 deri në 700 milionë euro të pezulluara për projekte jetike për qytetarët.

Ai shtoi se edhe Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar së fundi Dialogun Strategjik me Kosovën, ndërsa pozita ndërkombëtare e vendit “është dobësuar ndjeshëm” gjatë qeverisjes aktuale.