Kamberi: Lufta e UÇK-së kundër fashizmit do të mbetet përjetësisht e pastër

Kamberi: Lufta e UÇK-së kundër fashizmit do të mbetet përjetësisht e pastër

Aktuale October 17, 2025 - 21:10

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën gjithëpopullore që u mbajt në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësi duhet të ketë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër fashizmit ishte dhe do të mbetet përjetësisht e pastër! E drejta është në anën tonë dhe drejtësi duhet të ketë!”, ka shkruar Kamberi në rrjetin social Facebook

Deklarata e tij vjen në një kohë kur mijëra qytetarë në Tiranë po kërkojnë drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët po përballen me akuza për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë.