OVL-UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: Zëri juaj e bëri protestën madhështore

OVL-UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: Zëri juaj e bëri protestën madhështore

Aktuale October 17, 2025 - 21:41

Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL UÇK, ka falënderuar nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e deri te mërgata shqiptare anembanë botës.

"Zëri juaj i bashkuar e bëri këtë protestë madhështore dhe të paharrueshme," tha organizata.

OVL UÇK ka falënderuar gjithashtu institucionet shqiptare, qendrore e lokale, për mbështetjen dhe përkushtimin në lehtësimin dhe organizimin e çdo detaji.

"Respekt e mirënjohje për Policinë e Shtetit, për kujdesin dhe mbarëvajtjen shembullore gjatë gjithë protestës," shtoi organizata.

Një falënderim i veçantë u dha edhe mediave, duke theksuar se pa to zëri i protestës nuk do të kishte jehonën dhe madhështinë që meriton.

"Faleminderit të gjithëve! Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën," përfundoi OVL UÇK.