Cilat janë lagjet më të shtrenjta në Prishtinë për të blerë banesë apo shtëpi?

Cilat janë lagjet më të shtrenjta në Prishtinë për të blerë banesë apo shtëpi?

Aktuale October 19, 2025 - 23:50

Eksperti i patundshmërive, Emanuel Syla, ka folur për lagjet që janë më të shtrenjta në Prishtinë për të blerë një banesë apo edhe një shtëpi.

Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ai ka treguar se zonat më të shtrenjta mbesin ato ku më nuk mund të ndërtohen objekte, siç janë lagjet më të vjetra të kryeqytetit.

“Pjesët më të shtrenjta në Prishtinë mbesin lagjet më të vjetra të qytetit, nëpër të cilat nuk mund të ndërtohet. E kemi pjesën e ‘Bregut të Diellit’, e kemi një pjesë të mirë të ‘Ulpianës’, e kemi pjesën e ‘Pejtonit’, si dhe e kemi pjesën e stërngarkuar të ‘Lakrishtës’. Kështu që, pak a shumë, këto janë pjesët më të shtrenjta”.

“Çmimet e larta po ashtu janë edhe në lagjet elitare që i quajmë, siç është lagjja ‘Marigona’. E kemi pjesën te Çagllavica, që ka lagje në të dyja anët, e kemi pjesën te Albi Mall, në të dy anët e autostradës. Pak a shumë, këto janë pjesët më të shtrenjta dhe më atraktive. Por ato që e kanë ruajtur çmimin dhe që janë më të shtrenjta, janë këto pjesët ku më nuk mund të ndërtohet”, tha Syla.

Gazetari theksoi se çmimet e banesave dhe shtëpive mund të ndryshojnë në specifika të ndryshme. Sipas tij, disa çmime online që janë për objekte mund të jenë ndryshe kur blerësi shkon dhe bisedon fizikisht me ofruesin.