Sot vranët e me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Foto: Laura Hasani

Sot vranët e me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius

Aktuale October 21, 2025 - 08:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti mbi vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të lëvizin nga 14 deri në 17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 e deri në 4 metër për sekondë.