
Abdixhiku: LDK-ja, e para me votat nga jashtë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave nga jashtë.
Sipas Abdixhikut, rezultati dëshmon se LDK-ja ka qenë më e votuara nga mërgata, transmeton Zeri.info.
Shkrimi i plotë i Abdixhikut:
JU FALEMINDERIT MËRGATË!
Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë!
LDK-ja del e para me votat nga jashtë!
Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë.
Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati më i mirë lokal që LDK-ja merr nga mërgata që nga shpallja e pavarësisë.
Jemi krenarë.
Jemi mirënjohës.
Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. është tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës.
Le të vazhdojmë!