Dimal Basha: UÇK-ja ka qenë kulmi i lavdisë dhe historisë sonë
Foto: Laura Hasani

Dimal Basha: UÇK-ja ka qenë kulmi i lavdisë dhe historisë sonë

Aktuale October 21, 2025 - 21:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha,ka folur edhe për aktakuzën e Speciales ndaj ish-krerëve të luftës së UÇK-së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka lidhje me ndërmarrjen e përbashkët kriminale, për shkak se nuk mund të jesh kriminel, kur mbron pragun e derës",  tha Basha.

Ai tha lufta e UÇK-së është lufta më e lavdishme e shqiptarëve.

"UÇK-ja ka qenë kulmi i lavdisë dhe historisë sonë, tha Basha./rtk