Liderët e Ballkanit Perëndimor priten në takim nga mbreti Charles III

Liderët e Ballkanit Perëndimor priten në takim nga mbreti Charles III

Aktuale October 22, 2025 - 11:29

Samiti i Berlinit ka mbledhur në Londër liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Pak para nisjes së punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, liderët e rajonit, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama janë pritur në një takim nga mbreti Charles III.

Në orën 14:20 kur do mbërrijë dhe delegacioni shqiptar në punimet e samitit, Kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij britanik Keir Starmer. Më pas në orën 14:45 parashikohet realizimi i fotos familjare, ndërsa seanca plenare e samitit do të nisë në orën 15:00.

Delegacionet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do jenë pjesë në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 për të mbajtur vendet e Evropës Juglindore në punë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Hapja e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj është rritur që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Ekzistojnë shqetësime se lufta në Ukrainë dhe konfrontimi në thellim i Rusisë me Perëndimin mund të përhapen në një rajon ende të prekur nga konfliktet e veta.