Sot temperaturat, deri në 20 gradë Celsius
Foto: Laura Hasani

Sot temperaturat, deri në 20 gradë Celsius

Aktuale October 23, 2025 - 08:01

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, derisa ato maksimale nga 17 e 20 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metër për sekondë.