
Kurti takohet me ministrin francez për Evropën, dukutojnë për sigurinë, integrimin në BE dhe zhvillimet rajonale
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, ka takuar ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.
Kurti përmes një shkrimi në platformën “X”, ka bërë të ditur se me Haddadin ka diskutuar forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë, sigurinë, zhvillimet rajonale dhe integrimin në BE, transmeton Zeri.info.
“U takova me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër. Diskutuam forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë, sigurinë, zhvillimet rajonale dhe integrimin në BE. Jam mirënjohës për mbështetjen e Francës si një anëtare kyçe e BE-së dhe për vlerat e përbashkëta që udhëheqin partneritetin tonë”, ka shkruar Kurti. /Zëri
I met with French Minister for Europe @benjaminhaddad on the sidelines of the Berlin Process Summit in London. We discussed strengthening Kosovo–France ties, security, regional developments, and EU integration. Grateful for France’s support as a key EU member and for our shared… pic.twitter.com/yOmjkA94Ws
— Albin Kurti (@albinkurti) October 22, 2025