Protesta e radhës e OVL UÇK-së në një shtet vendimmarrës për Specialen
Foto: Laura Hasani

Protesta e radhës e OVL UÇK-së në një shtet vendimmarrës për Specialen

Aktuale October 23, 2025 - 11:21

OVL UÇK-ja, pas protestës së fundit në Tiranë, është duke u përgatitur për një protestë të radhës, e cila do të mbahet në një kryeqendër evropiane.

Gazmend Syla, nga OVL UÇK-ja, tha se janë duke pritur lejen nga shteti përkatës për të organizuar protestën e radhës, e cila do të jetë pak më ndryshe se protestat e fundit, raporton Zeri.info.

Ai nuk tregoi se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Ne kemi paraparë protestën e radhës në një shtet vendimmarrës. Do të jetë një protestë më e modernizuar, me shumë njerëz dhe pak më shumë diplomatike. Jemi duke pritur konfirmimin e shtetit për të mbajtur këtë protestë dhe do të bëjmë publike menjëherë”, tha Syla në emisionin “Destinim” në Radio Prishtina.

Ai shtoi se protestat e organizuara s’kanë qëllime politike dhe se kanë takuar të gjithë liderët e partive politike nga të cilët kanë marrë mbështetje, duke përjashtuar partinë në pushtet.

“Protestat tona janë apolitike dhe të jeni të bindur se para se të nisin këto protesta kemi takuar liderët e partive politike, nga të cilët kemi kërkuar mbështetje dhe të gjithë na kanë ofruar mbështetje, përveç partisë në pushtet”, tha Syla në Radio Prishtina. /Zëri