Damka: Do ta kemi postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë “Kurti 3”
Foto: Laura Hasani

Damka: Do ta kemi postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë “Kurti 3”

Aktuale October 23, 2025 - 12:50

Deputeti, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka, ka konfirmuar se dy deputetët e këtij komuniteti do të votojnë për qeverinë “Kurti 3”.

Deputeti Damka ka treguar se ka pasur një takim me kryetarin e LVV-së Albin Kurti, i cili ia ka premtuar se në këmbim të votave do t’ia ofrojë postin e zëvendëskryeministrit, nëse do të formohet qeveria e re të dielën.

“Pas zgjedhjeve parlamentare në mars e kemi pasur një takim me Kurtin për krijimin e qeverisë ‘Kurti 3’ dhe kemi rënë dakord që të krijojmë qeverinë. Nuk besoj se gjatë kësaj kohe ka ndryshuar diçka. Në qoftë se do të vijë të dielën të votohet qeveria ‘Kurti 3’ ne si dy deputetë të komunitetit turk do të votojmë dhe sa më shpejt të krijohet qeveria, sepse jemi shumë vonë. Nuk kemi kushte, jemi pjesë e koalicionit në ‘Kurtin 2’, kemi marrë pjesë si ministër dhe besoj se do të vazhdoj edhe në qeverinë ‘Kurti 3’. Do të kemi postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë ‘Kurti 3’, ashtu kemi rënë dakord”, tha Damka për RTV21.