Osmani ndan Medaljen e Meritave për Marieluise Beckun, gruan që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane

Osmani ndan Medaljen e Meritave për Marieluise Beckun, gruan që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane

Aktuale October 24, 2025 - 12:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me mërgatën gjatë mbrëmjes të së enjtes.

Në një postim në Facebook, Presidentja njofton se ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave Marieluise Beckut për mbështetje ndaj popullit të Kosovës.

“Në Berlin, së bashku me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, kaluam një mbrëmje plot emocion e mirënjohje. Pata nderin t’ia dorëzoj Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës – një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”, shkroi Osmani.

Image