Peci optimist për qeverinë: Ka diskutime deri të dielën
Aktuale
October 24, 2025 - 14:54
Faton Peci, një nga kryetarët e Guxo, tha se janë duke u zhvilluar bisedime për sigurimin e votave për votimin e qeverisë.
“A keni folë me ndonjë kundërshtarë politikë lidhur me mundësinë për koalicion? Çdoherë bre ka diskutime. Nuk përbën as lajm kjo ideja që diskutohet me akterë, me parti. Unë mendoj që me të dyja palët ka pasë bisedime edhe vazhdon me pasë deri të dielën”, tha Peci për T7.
I pyetur nëse do të ketë qeveri deri të dielën, Peci nuk dha përgjigje definitive.
“E shohim. Është përcaktim i deputetëve, i atyre që janë të zgjedhurit e popullit”.
Peci tha se si natyrë është optimist, derisa shtoi se krijimi i qeverisë së re është në interes të Kosovës.