Gashi: Dhuna s’ka vend në shoqëri demokratike, Zemaj qëndron i palëkundur
Foto: Laura Hasani

Gashi: Dhuna s’ka vend në shoqëri demokratike, Zemaj qëndron i palëkundur

Aktuale October 24, 2025 - 17:45

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar rreth incidentit të raportuar në mes të kolegut të tij Armend Zemaj dhe një qytetari.

Gashi shkruan:

Dhuna – qoftë verbale apo në çfarëdo forme tjetër – ndaj përfaqësuesve institucionalë duhet të marrë emërtimin e merituar, sepse nuk është vetëm ndaj individit, por ndaj vetë funksionit publik që ai përfaqëson.

Në një shoqëri demokratike, kritika është e domosdoshme dhe e shëndetshme, por dhuna nuk ka vend.

Armendi Zemaj qëndron i palëkundur.