“Kosova, partnere e BE-së”, presidentja flet nga Berlini
Aktuale
October 25, 2025 - 09:20
Presidentja Vjosa Osmani në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, tha se Kosova është partnere strategjik e Bashkimit Evropian.
Ajo përmend rininë e Kosovës, dhe të mirat që kjo rini mund të ia ofrojë BE-së.
“Të kesh Kosovën në familjen e BE-së, do të thotë të kesh një partner që kupton rrezikun nga forcat armike. Ne iu kemi rezistuar atyre, dhe vazhdojmë ta bëjmë ende”, u shpreh ajo.
E para e vendit përmendi edhe luftën e Ukrainës, ku shprehu mbështetje ndaj shtetit ukrainas, dhe tha se Kosova kontribuon në misionet e NATO-s jashtë vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Pos tjerash, Osmani tha se “Kosova është dëshmi se edhe një vend i vogël mund të ndryshojë ndërgjegjen e botës, kur qëndron në anën e drejtësisë”.