Osmani: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale

Osmani: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale

Aktuale October 25, 2025 - 12:30

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në kuadër të konferencës ‘Berlin Global Dialogue’ ka prezantuar potencialin e Kosovës për investime.

E para e shtetit theksoi se Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale.

“Në kuadër të Berlin Global Dialogue, prezantuam potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës. Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale. Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike”, shkruan Osmani.