Haradinaj: Do të tentohet votim i fshehtë
Aktuale
October 26, 2025 - 09:47
Qeveria e re e Kosovës mund të votohet me votim të fshehtë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit sot.
Këto dyshime i ka ngritur sot deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, i cili tha se sipas informatave të tij, sot do të tentohet që qeveria e re të votohet me votim të fshehtë, transmeton Zeri.info.
“Nëse kanë arritur gjatë natës me pazare individuale, atëherë mbetet të shihet. Sa kam informata, do të tentohet me votim të fshehtë”, tha Haradinaj.
Ai bëri të ditur se AAK-ja s’ka votë për qeverinë e re nga Albin Kurti. /Zëri