Abdixhiku: S’duam debat, mateni veten me vota
Aktuale
October 26, 2025 - 12:06
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në debat për formimin e Qeverisë së re, në mënyrë që të lihet menjëherë hapësirë për votim.
“LDK-ja nuk sheh arsye për debat, nuk do të dëgjojë fare asnjë debat. Na keni thënë ‘numrat i kemi’, urdhëroni mateni veten me numra”, tha Abdixhiku.
Ai e quajti “mungesë të dinjitetit” sjelljen e mandatarit Albin Kurti, të cilin e kritikoi për prezantimin e tij, dhe tha se kjo mungesë e dinjitetit e ka bllokuar Kosovës tash e tetë muaj duke e lënë me qeveri në detyrë.