Dështon zgjedhja e qeverisë së re, “Kurti 3” vetëm 56 vota
Foto: Laura Hasani

Dështon zgjedhja e qeverisë së re, “Kurti 3” vetëm 56 vota

Aktuale October 26, 2025 - 12:15

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti nuk ka arritur të siguroi votat në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt këtë të diele në Kuvendin e Kosovës, pro qeverisë “Kurti 3”, votuan vetëm 56 deputetë, 52 kundër dhe 4 absentime, duke mos arritur të bëj numrin minimal të nevojshëm prej 61 votash, raporton Zeri.info.

Pas procesit të votimit, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme. /Zëri

Image