Që dy ditë pa ujë në disa pjesë të Prishtinës, Drenasit, Fushë-Kosovë e Obiliqt, KRU “Prishtian” thotë ka trubulllira
Disa pjesë të Prishtinës, Drenasit, Fushë-Kosovës dhe Obiliq ka gati dy ditë që nuk kanë ujë të pijshëm.
KRU “Prishtina” ka dal me një sqarim, i cili është i ngjashëm me atë që njoftoi një ditë më parë. duke ia lën fajin trubullirave të krjiuara në Ibër Lepenc, transmeton Zeri.info.
Në njoftimin që ka publikuar KRU “Prishtina” në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë vërshuar komente negative në drejtim të kompanisë, ndaj të cilës kanë shprehur revoltën për mungesën e ujit, duke propozuar edhe protesta për mungesen e shpeshtë të ujit.
Njoftim
Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj.
Si shkak i kësaj turbullire ishte çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Prishtinës, Obiliqit dhe Drenasit.
Aktualisht ITU Shkabaj ka filluar të trajtoj ujë me kapacitet të plotë dhe gjendja po shkon drejt stabilizimit.
Gjendja pak më e rënduar është në Drenas, por edhe aty pritet të stabilizohet shpejt dhe të fillohet me trajtim të ujit.
Mbeteni të njoftuar!