Nuk i siguroi votat, Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare
Foto: Laura Hasani

Nuk i siguroi votat, Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Aktuale October 26, 2025 - 17:50

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare pas dështimit të votimit në Kuvend për formimin e qeverisë së re të propozuar prej tij.

Kreu i LVV-së ka shkruar se do të vazhdojnë si qeveri në detyrë “drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”.

“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin për, 52 kundër dhe 4 abstenime, mandati ynë i ri nuk mund të fillojë ende. Ndërkohë, do të vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare,” ka shkruar ai.