LDK-ja dhe PDK-ja bëjnë koalicion në Fushë-Kosovë
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë lidhur koalicion në komunën e Fushë-Kosovës.
Kështu njoftoi, kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani.
“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit.
Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë”, u shpreh ai.
Osmani ndër tjera tha se të dy degët e partive kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës për Fushë-Kosovën.
“Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”, thekson ndër tjera. /Zëri