Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit
Aktuale
October 27, 2025 - 14:10
Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Nga Kushtetuesja për RTV21 kanë thënë se kjo kërkesë është në shqyrtim.
“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigje.