Vihen nën mbrojtje liqeni i Ujmanit dhe mali Mokna
Aktuale
October 27, 2025 - 14:40
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për mbrojtje të malit Mokna dhe liqenit të Ujmanit.
Sipas Durmishit, me këtë vendim Kosova bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor, raporton Zeri.info.
“Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore.
Zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12,4% përqindjen e territorit të Kosovës, që mbrohet ligjërisht”, u shpreh ndër të tjera ai. /Zëri