Osmani uron Çekinë, vlerëson miqësinë dhe partneritetin

Osmani uron Çekinë, vlerëson miqësinë dhe partneritetin

Aktuale October 28, 2025 - 12:56

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, uroi sot presidentin e Çekisë, Peter Pavel, si dhe miqtë dhe aleatët çekë për Ditën Kombëtare.

Në postimin e saj në platformën X, presidentja Osmani deklaroi se Kosova e vlerëson miqësinë mes dy vendeve dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetin.

“Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë tonë dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetin tonë në vitet që vijnë. Sot, ne bashkohemi me ju për të nderuar historinë tuaj të pasur dhe përkushtimin e fortë ndaj lirisë dhe demokracisë”.

Ky mesazh nënvizon angazhimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve të saj me Çekinë dhe për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Image