Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës

Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës

Aktuale October 28, 2025 - 17:13

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut qytetarët dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave kanë hasur në mbetje mortore që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës.

Bëhet e ditur se Policia e Kosovës, drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është informuar lidhur me rastin.

“Sot, më 28 tetor 2025, qytetarë dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave, në veri të Mitrovicës, kanë hasur në eshtra (mbetje mortore) që potencialisht mund t’iu përkasin viktimave të luftës.” Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe në vendin e ngjarjen kanë dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”, njofton KQPZh.

“Informacioni është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës. Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar, dhe pas konstatimit nga eksperti mjeko ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje”.