OVL UÇK-ja do të protestojë më 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg
Më 16 nëntor, Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
“Shoqata e dala nga lufta kanë vendosur që protestën e radhës ta organizojë më 16 nëntor në ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, tha Gucati në një konferencë për media.
Sa i përket një proteste në Maqedoninë e Veriut, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, tha se nuk do të mbahet para se të përfundojë procesi zgjedhor, ai i balotazhit atje.
Ndërsa në Preshevë veteranët nuk do të mbajnë asnjë protestë, për shkak që, siç tha Gucati, situatës aty dhe bastisjet që xhandarmëria serbe herë pas here po bën të shqiptarët.
“Në Maqedoni për momentin jo sepse janë duke u mbajtur zgjedhjet, nuk duam të shkojmë atje për momentin dhe të mbajmë protesta për arsye se mund të dalë situata prej dore, mund të na provokojë ndokush. Me i ikë problemit ne, për mos me thënë ‘se erdhën organizatat E dala nga lufta e na nxjerrën probleme’. Pa u kry balotazhi në Maqedoni nuk mendojnë të bëjmë protestë. Për Preshevë, jo sepse situata është e nxehtë dhe i shihni bastisjet që po bëhen te pjesëtarët e luftës ku po i bastis Serbia çdo ditë. Shokët tanë mund të organizojnë, por ne e kemi edhe të ndaluar me shku, ata po i arrestojnë qytetarët e Kosovës në kufi”, tha Gucati. /EO