Siria njeh Kosovën

Siria njeh Kosovën

Aktuale October 29, 2025 - 17:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Siria e ka njohur shtetin e Kosovës.

Ajo tha se marrëveshja për njohje është arritur me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës”.

“Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, tha Osmani.

Presidentja tha se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë, “prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”.

Ajo falënderoi Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite “që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona”.

“Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë”, potencoi presidentja Vjosa Osmani.