Quni: LDK-ja ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse
Deputeti Anton Quni se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është bërë tashmë publik. Ai shpjegoi arsyet pse nuk ka pajtim për partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe faktorët që e bëjnë të pamundur krijimin e një qeverie nga partitë opozitare.
“Duke u bazuar në këto fakte dhe në rrethana të tjera të njohura, ne kemi parashikuar situatën që na pret. Qysh para disa muajsh kemi dalë me një propozim-zgjidhje, të cilin e kemi ofruar me bindjen se do të merret në konsideratë nga të gjithë liderët e partive politike, si rruga më e mirë për të krijuar qeverinë dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në qeverisjen e ardhshme,” ka thënë Quni.
Ai shtoi se në LDK kanë shprehur gatishmërinë që të gjitha partitë parlamentare të jenë pjesë e një qeverie uniteti, gjithëpërfshirëse, teknike dhe të përkohshme, me kohëzgjatje të caktuar dhe një agjendë të përbashkët.
Sipas tij, kjo agjendë duhet të ndahet sipas prioriteteve, duke pasur parasysh se shumë shpejt do të jetë zgjedhja e presidentit dhe se të gjitha këto çështje duhet të trajtohen në një paketë të vetme./rtk