Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet për miratimin e buxhetit për tri komuna
Aktuale
October 30, 2025 - 08:06
Të enjten pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Kjo mbledhje është paraparë të fillojë në orën 14:00 dhe se do të diskutohet për funksionalizimin e trupave punuese të këtij institucioni, shkruan Zeri.info.
Përveç kësaj, do të diskutohet edhe për miratimin e buxheteve komunale për Prishtinë, Zubin Potok e Gjilan.
“Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim. /Zëri