 
 
							Nga LDK-ja konfirmojnë pjesëmarrjen e Abdixhikut në takim me Osmanin
						Aktuale
						October 30, 2025 - 12:10
					
										
					Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin që presidentja Osmani e ka ftuar për nesër në 12:00.
Kështu tha zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, në një përgjigje për gazetën Express.
“Po, merr pjesë”, tha ai shkurt.
Pjesëmarrjen deri tani e kanë konfirmuar Memli Krasniqi i PDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës.
Ky takim vjen pas dështimit të 26 tetorit, kur Kurti nuk arriti t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë “Kurti 3”.
 
 
											