 
 
							Bajrami: Mjaft me propagandë, nuk ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin për vitin 2026.
Ajo bëri thirrje për të mos rënë pre e asaj që ajo e quajti propagandë.
“Nuk ka asnjë mundësi ligjore që kjo legjislaturë me votu buxhetin për vitin 2026. Qysh me votu deputët buxhetin e përgatitur nga kolegët e tyre deputetë që ka rastisur të jenë uzurpator të zyrave të Qeverisë (shih vendimin e Gjykatës Supreme). Qysh deputeti Kurti me prezantu buxhetin dhe mandej ai bashkë me ne me u ulë me votu?!”.
“Ju lutem, mos lejoni me u normalizu e keqja. Që pesë vjet ne kemi shkelje sistematike të ligjeve dhe të Kushtetutës, në funksion të kapjës se institucionëve – atë që LVV nuk ka arritë me votë e me kolicione mundohen ta marrë përmes shkeljeve kushtetuese e ligjore dhe përmes uzurpimit të institucioneve. Leni dramat, mos i përdorni politikisht 700 familje të gazetarëve e stafit që punojnë në RTK, duhet me ju ardhë turp. Ndajeni buxhetin siç e keni ndarë para tre muajve, sepse asgjë nuk ka ndryshuar, bash asgjë”.
“E buxhetin e Prishtinës me pasë dashtë me aprovu Qeveria e LVV-së e kish sjellë në Kuvend në legjislaturën e kalur sepse Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka aprpvu buxhetin me 9 dhjetor 2024, ndërsa seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është mbajtë me 20 dhjetor e zgjedhjet janë mbajtë me 9 shkurt”, shkroi ajo.
Bajrami gjithashtu u ka thënë mjaft bllokadave dhe u shpreh se ky shtet nuk duron të mbetet eksperiment i Kurtit.
“Mjaft me bllokada. Shkojnë në zgjedhje tani. Qeveri brenda një jave pas rezultateve! Ky popull e ky shtet s’duron të mbetet eksperiment i Albin Kurtit”, ka shkruar Bajrami.
 
 
											