Qeveria në detyrë mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Foto: Laura Hasani

Qeveria në detyrë mblidhet sot, ky është rendi i ditës

Aktuale October 31, 2025 - 08:05

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot për të shqyrtuar një varg pikash.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet prej orës 9:30, transmeton Zeri.info.

Sipas rendit të ditës, mbledhja pritet të trajtojë çështje të rëndësishme ekonomike, buxhetore dhe mjedisore për vendin.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272).

2. Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat Prizren dhe Malishevë.

4. Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.

5. Shqyrtimi i Draft-Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.

6. Të ndryshme.