Buxheti 2026 dhe rritja e pagës minimale - përpjekje për blerje votash, sipas Rukiqit
Foto: Laura Hasani

Buxheti 2026 dhe rritja e pagës minimale - përpjekje për blerje votash, sipas Rukiqit

Aktuale October 31, 2025 - 10:58

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, është deklaruar pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2026.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi thotë se miratimi i projektbuxhetit dhe rritja e pagës minimale janë mashtrimi më i madh financiar dhe tentativë masive për blerje votash.

“Ato vijnë nga një qeveri e paligjshme, që ka uzurpuar institucionet e shtetit dhe po i përdor ato për interesa të ngushta politike Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë: ky nuk është vendim qeveritar, është një premtim elektoral, i dhënë nga karriget e uzurpuara”, shkroi ai.

“Buxhetin për vitin 2026 e miraton qeveria e re dhe legjislatura e re, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës”.