Kurti: Kësi suksesi nuk keni parë, nga 7 miliardë - bruto produkti është rritur në 12 miliardë
Foto: Laura Hasani

Kurti: Kësi suksesi nuk keni parë, nga 7 miliardë - bruto produkti është rritur në 12 miliardë

Aktuale October 31, 2025 - 11:01

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë doli edhe në konferencë për media, e ku i hodhi lëvdatat e shumta karshi qeverisë së tij. Ai aty u ripërsërit për buxhetin e vitit të ardhshëm prej 4 miliardë eurosh dhe rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijët e edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, raporton Ekonomia Online.

Kurti në konferencë vëri në fokus atë se për katër vjet ka pasë rritje të bruto produktit, nga 7 miliardë në 12 miliardë.

“Kur kemi marrë detyrën bruto produkti vendor që na kanë lënë paraardhësit ka qenë 7 miliardë. Prej 7 miliardë në 12 miliardë. Rritje prej 71 për qind. 71 për qind e kemi rritur mandatin bruto produktin. Kjo i bie që brenda 4 viteve, brenda 5 viteve një familje i rritet pasuria prej 71 për qind, e Kosova është shtëpia jonë. E kemi gjetur 7 miliardë, vitin e ardhshëm është 12 miliardë. Kësi suksesi nuk ka pasë asnjëherë”, tha Kurti.

Image
Image