 
 
							Takimi me Presidenten, Kurti: Do të shkoj me optimizëm
						Aktuale
						October 31, 2025 - 11:05
					
										
					Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë është deklaruar para mediave.
Gjatë konferencës ai u pyet për takimin e sotëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me krerët e partive politike, pas dështimit të zgjedhjes së qeverisë së re.
Ai tha se në këtë takim do të shkojë me optimizëm të plotë.
“Takimi që do ta kemi në zyrën e Presidencës, besoj se do të diskutohet tema për të cilën jemi thirrur, meqenëse me herën e parë nuk u arrit formimi i qeverisë. Dhe unë dua të shkoj me optimizëm aty”, u shpreh Kurti.
E para e vendit pret në takim krerët e partive sot nga ora 12:00, derisa të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë mbledhje.
 
 
											