 
 
							A po bëhet për fushatë? Kurti: Kjo bëhet në javën e fundit të tetorit dhe në këtë rast e kemi bërë më 31 tetor
Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk e ka ndërlidhur me çështje të një fushate propozimin për buxhetin, raporton Ekonomia Online. Ai tha se propozimin për buxhet përherë e ka bërë në ditët e fundit të tetorit.
“Në çdo vit në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave publike, 31 tetori është afati i fundit për të miratuar ligjin në Qeveri. Nuk jam i sigurt që kjo ka ndodhur në të kaluarën, por jam i sigurt që kjo ka ndodhur gjithmonë me neve. Çdo buxhet prej 2021 në 2022, ne e bëjmë në muajin tetor. Nganjëherë është 31 tetori, 30 tetori, por nuk e bëjmë në shtator. Kjo bëhet në javën e fundit të tetorit dhe në këtë rast e kemi bërë më 31 tetor. Nesër fillon muaji i parafundit i vitit, prandaj kjo nuk është risi pse po e bëjmë miratimin në mbledhjen e Qeverisë propozim buxhetin për 2026 në ditën e fundit të tetorit”, tha Kurti.
Ai insiston që nuk gjithë vendimet janë në bazë të ligjit.
“Sa i përket konsensusit, unë i thërras logjikës dhe racionalitetit. Konsensusi nënkupton logjikë, ku vlejnë aspektet universale të të menduarit dhe në anën tjetër racionaliteti ku ne bashkërisht shpresojmë që do të mundë ta kemi një situatë ku në Kuvendin e Republikës ky buxhet i rritur dhe i mirë do të kalojë në legjislaturën e nëntë, që tash e ka edhe shtëpinë e vet, Kuvendin. Prandaj, nuk kam armë tjetër për të arritur konsensus, përveçse logjikës e racionalitetit. Pse nuk kemi pritur këtë ta bëjmë më vonë? Nëse 200 mijë pensionistë, nëse 150 mijë punëtorë që preken dhe pritet të ndikohen nga rritja e pagës minimale nëse 400 fëmijë do të ishin dakord ta shtyjmë për më vonë dhe unë do të isha dakord. Por unë jam i bindur që prej momentit që ka folur kryeministri është e rëndësishme në ditë e më parë të kalohet në realizimin e atyre e kemi lexuar e rilexuar ligjin dhe kemi ardh në përfundim se mund ta bëjmë”, tha Kurti.

 
 
											