 
 
							Haradinaj pas vendimit të Qeverisë për rritje pensionesh e shtesash: Shumë vonë, shumë pak – marre!
						Aktuale
						October 31, 2025 - 12:46
					
										
					Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguan pas vendimit të Qeverisë në detyrë për rritje të pensioneve dhe shtesave për fëmijë, si dhe pagës minimale.
Haradinaj e ka quajtur këtë si një vendim të vonuar që është dashur të ndodhte para shumë vitesh, transmeton Zeri.info.
Shkrimi i plotë:
Shumë vonë, shumë pak. Marre!
Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh.
Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro.
Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj.
 
 
											