 
 
							Abdixhiku pas takimit me Osmanin: S’ka shumicë parlamentare, vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha pas takimit me Presidenten se në këtë takim “u bë e qartë nga përfaqësuesit e partive parlamentare se nuk ka shumicë parlamentare. Tani i takon Presidentes që deri të mërkurën, më 5 nëntor, të përcaktojë se a ka shumicë apo jo”.
Abdixhiku theksoi se "sa më parë që i shpallim zgjedhjet, i shmangim krizat që mund t’i vihen vendit".
"Nuk folëm për data, as për marrëveshje politike. Këtu ishim për t'i dhënë qëndrimet e partive dhe Presidentja të vlerësojë a ka numra për një shumicë”.
Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pati pretendime se ndoshta duhet provuar edhe një herë që ta formojë qeverinë, “por shumica, përfaqësuesit e 52 deputetëve shqiptarë, thanë se nuk ka shumicë”.
 
 
											