Siguria e gazetarëve prioritet për Prokurorinë Themelore të Pejës
Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, znj. Lumturije Vuçetaj bashkë me zëvendës kryeprokuroren, Arlinda Nallbani Gacaferri dhe koordinatoren e veprave penale ku të dëmtuar janë gazetarët, prokuroren e shtetit, Sadije Muriqi, kanë zhvilluar takim me përfaqësues të AKG-së dhe gazetarë të mediave nacionale dhe lokale.
Kryeprokurorja Vuçetaj, theksoi se siguria e gazetarëve nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore të Pejës është prioritet dhe inkurajoj të gjithë gazetarët që sa herë të jenë në rrezik apo kanosen gjatë punës se tyre, menjëherë të kontaktojnë me prokurorinë që ajo menaxhon, ku fillimisht tha do bëhet siguria e gazetarëve dhe me pas do ndërmarrën veprimet ligjore ndaj kryerësve të veprave penale.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u bë prezantimi i rasteve ku të dëmtuar janë të paraqitur gazetarët në ketë prokurori gjatë periudhës kohore të vitit 2024 dhe 2025 (gjer në muajin tetor), ku në secilin rast u tha se janë trajtuar lëndët në afatin optimal me prioritet dhe efektivitet profesional nga prokurorët e shtetit.
Gjithashtu, u diskutua edhe bashkëpunimi me media që ka Prokuroria Themelore e Pejës, që e cila u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga të pranishmit.
Në fund të takimit u nxorën konkluzione të cilat do të shërbejnë për gazetarët në rastet ku mund të jenë të sulmuar apo kanosur gjatë raportimeve të tyre.